Golat për Shqipërinë, Rashica: Kisha një ndjenjë mes lumturisë dhe trishtimit, është mbresëlënëse ajo që...

Golat për Shqipërinë, Rashica: Kisha një ndjenjë mes lumturisë dhe trishtimit, është mbresëlënëse ajo që...

18:18, 06/12/2019

Milot Rashica ishte nga ata futbollistë që  iu bashkua solidarizimit me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.  Dy golat që shënoi me skuadrën e tij  Werder Bremen ndaj Wolfsbugut në Bundesligë ia dedikojë personave që përjetuan këtë tragjedi.

Vetë futbollisti në një intervistë të dhënë së fundmi, ka shprehur trishtim mbi këtë ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

“E kisha planifikuar të festoja ashtu pasi çdo ditë dëgjoja vetëm lajmet e këqija. Pas golit ishte një moment special për mua me një përzierje mes lumturisë dhe trishtimit. Situata në Shqipëri është me të vërtetë dramatike.

Image

Më shumë se 50 persona janë vdekur, shumë ndërtesa janë shembur. Shumë njerëz në Kosovë kanë hapur dyert për njerëzit nga Shqipëria. 20 vite më parë gjatë luftës, ata bënë të njëjtën gjë për ne. Tani ne mund të kthejmë diçka mbrapsht. Është mbresëlënëse ajo që po bëjnë njerëzit atje për njëri-tjetrin”, shpjegoi Rashica në një intervistë për mediat gjermane.

I pyetur nëse edhe ai kishte dhënë kontributin e tij, Rashica konfirmoi se e kishte bërë një gjë të tillë e se gjithashtu do të mblidheshin ndihma edhe nga përfaqësuesja e Kosovës. “Po, unë kam ndihmuar gjithashtu, edhe si ekip kombëtar duam të bëjmë diçka bashkë. Donacione? Nuk duam të flasim shumë për këtë, por as nuk ka diskutim që ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar”, tha Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco