Maurizio Sarri: Kundër Lazios do të jetë e vështirë, por jo vendimtare

Maurizio Sarri: Kundër Lazios do të jetë e vështirë, por jo vendimtare

14:05, 06/12/2019

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri tha se sfida ndaj Lazios është e rëndësishme por jo vendimtare për bardhezinjtë.

Në një deklaratë për mediat, Sarri foli gjithashtu edhe për parakalimin e Interit duke u shprehur se pozicionimi në vendin e dytë për momentin do t’i shërbejë si motivim skuadrës së tij për të marrë maksimumin ndaj Lazios.

“Lazio është një ekip i fortë, sidomos në 25 metrat e fundit. Unë pres që ata të luajnë fort, dhe duhet t’i mbajmë larg zonës sonë të rreptësisë. Me formën që po kalon deri tani, Lazio të lë përshtypjen se do të jenë ata forca e tretë e kampionatit. Ata kanë grumbulluar 18 pikë në 6 ndeshjet e fundit, duke treguar një formë të shkëlqyer. Në ndeshjet pas Ligës së Kampionëve kemi pasur më shumë vështirësi. Ndoshta kemi pasur një rënie të motivimit, ose një rënie mendore. Pikët janë të rëndësishme dhe të gjitha ndeshjet kanë të njëjtin nivel të rëndësisë. Disa ndeshje tani duken më të rëndësishme, megjithatë në këtë pikë të sezonit asgjë nuk mund të jetë vendimtare”, tha Sarri.

Parakalimi nga Interi? “Unë shpresoj që të jetë një stimul i rëndësishëm që të kemi një ekip përpara, duhet të na japë një motivim më të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI DT. 6 dhjetor 201906/12/2019 20:40

Në opinionin tonë Maurizio Sarri është një nga trajnjerët më të dobët që ka pasur ndonjëherë JUVENTUSI. Të kesh Ronaldon në skuadër dhe të ndërtosh taktika të mërzitshme gjatë lojës aspak të kënaqshme . E pësoi vjet në Çampions Lig. Lojra nga më të dobtat në kampionatin italian. Me skuadra të dobëta me shumë zor fiton. Me shumë gjasa Sarri në fund të sezonit ka për tu shkarkuar sepse në kampionat e humbi vëndin e parë do presim edhe ndeshjet e Çampionsit ku nuk jemi aspak optimistë..

Shto koment

Denonco