Lerda: Ndaj Bylisit vetëm për fitore, nuk po mendoj për derbin!

Lerda: Ndaj Bylisit vetëm për fitore, nuk po mendoj për derbin!

13:35, 06/12/2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka folur në prag të përballjes delikate kundër Bylisit e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian, u shpreh se skuadra nuk i trembet asnjë kundërshtari. Ai shtoi se ndaj Bylisit do të hyjnë vetëm për fitore teksa shtoi se për derbin ende nuk kanë nisur të mendojnë.

“Bylisi është një skuadër që po bën mirë. Është një nga surprizat e sezonit. Më ka lënë përshtypje të mirë në Tiranë. Do jenë të motivuar prej dy humbjeve. Ekipi ynë duhet të jetë i përqendruar dhe të japë maksimumin”, tha fillimisht Lerda për kundërshtarin.

Mungesa e golave? "Nuk e kam thënë kurrë se kemi probleme me sulmuesit. Flas gjithmonë për skuadrën, jo për sulmuesit. Kam thënë që duhet të jemi konkretë, jo vetëm sulmuesit. Pse të shqetësohem për fitoret 1-0. Firmos t’i fitoj me këtë rezultat të gjitha ndeshjet.

Jemi përgatitur për të bërë mirë, kemi punuar taktikisht dhe fizikisht. Është e vështirë të imagjinosh si do dalë ndeshja. skuadra është rritur dhe grupi është i shëndoshë. Rezultatet e kanë rritur skuadrën në aspektin psikologjik"

Derbi? "Çdo ndeshje është e rëndësishme. Edhe pse luajmë derbin javën tjetër, kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë. E respektojmë, por nuk kemi frikë. Duhet të respektojmë veten dhe të japim më të mirën ndaj Bylisit"

Klasifikimi? “Kampionati është i ekuilibruar, nuk ka shumë shkëputje. Të gjitha skuadrat janë aty, përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit. Me dy ndeshje ngjitesh në krye dhe nuk e mendojmë diferencën me skuadrat e tjera”, tha Lerda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco