Rivaldo befason katalanasit: Messi mund të iki nga Barça në dy vitet e ardhshme!

Rivaldo befason katalanasit: Messi mund të iki nga Barça në dy vitet e ardhshme!

12:29, 06/12/2019

“Lionel Messi nuk do të dalë në “pension” së shpejti, - thotë legjenda e Barcelonës Rivaldo, - por ai mund të joshet të kërkojë një sfidë të re larg nga “Camp Nou” në dy vitet e ardhshme”.

Ylli argjentinas pranoi së fundi se momenti i tërheqjes nga futbolli po afrohet për të, tashmë në moshën 32-vjeçare. Nuk ka asnjë sugjerim se ai po planifikon “t’i varë këpucët në gozhdë” në një të ardhme të afërt, teksa viti 2019-të i solli të gjashtin “Top të Artë” në karrierë, një rekord unik dhe absolut.

Messi, gjithashtu, ka kërkuar të largojë çdo frikë në lidhje me praninë e një klauzole largimi në kontratën e tij aktuale.

Ish-ylli Blaugrana Rivaldo, i tha “Betfair”: "Messi foli për një “pensionim” të mundshëm në vitet e ardhshme, gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”. Nga kjo kanë dalë shumë thashetheme. Normalisht, një futbollist 32-vjeçar duhet të fillojë të mendojë për të ardhmen e tij, por kjo do të varet nga mënyra se si shkojnë gjërat te Barcelona. Nëse ai ndihet i rëndësishëm për klubin dhe vazhdon të fitojë trofe, nuk do të largohet në çdo kohë, së shpejti.

Megjithatë, në dy vitet e ardhshme mund të jetë ndryshe, nëse ai fillon të ndiejë se është më e vështirë të vazhdohet me talentet e rinj në ekip. Nëse Leo mendon se thjesht mund të bëhet pjesë shtesë e ekipit dhe jo fokusi kryesor, ai duhet të marrë në konsideratë largimin në një kampionat tjetër. Messi ende dëshiron të fitojë Kupën e Botës dhe “Copa America” me Argjentinën, kështu që duhet të luajë në nivelin më të lartë deri në vitin 2022, ta çimentojë vendin e tij në ekip. Megjithatë, është ende herët për kësi skenarësh".

Messi la mbas vetes mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk, dhe rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo në garën për “Topin e Artë” të këtij viti. Rivaldo mendon se “patrioti” i tij amerikano-jugor e meriton të konfirmohet përfundimisht si futbollisti më i mirë i planetit: "Megjithë humbjen në Champions dhe “Copa America”, unë ende mendoj se Messi ishte lojtari më i mirë i vitit 2019. Ka shënuar dhe asistuar shumë gola, ndaj e meritoi “Topin e Artë”. Unë nuk po e them këtë, sepse kam luajtur te Barcelona. Mendova se Ronaldo ishte fituesi i ligjshëm përsëri në vitin 2017 dhe Luka Modric vitin e kaluar. Por, këtë vit, me të vërtetë mendoja se Messi ishte lojtari më i mirë, ndaj nuk ishte një vendim befasues”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco