Trajneri i Romës, Fonseca: Duhet të bëjmë kujdes kundër Interit!

Trajneri i Romës, Fonseca: Duhet të bëjmë kujdes kundër Interit!

11:55, 06/12/2019

Sot në orën 20:45, Interi do të presë në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Në një deklaratë për mediat, trajneri i Romës, Paulo Fonseca, nuk ka kursyer elozhet për klubin e Interit dhe për Antonio Conten.

“Edin Dzeko, ndryshe nga ditët e kaluara, është stërvitur me grupin dhe është gati për të luajtur… Apo ndoshta nuk do të luajë (qesh)… Kush e di?!”, u shpreh trajneri portugez, i cili ndoshta do të vendosë përpara ndeshjes nëse do ta aktivizojë ballkanasin.

Më pas, tekniku i Romës foli edhe për kundërshtarin, Interin, kryesuesin e Serisë A.

“Zikaltrit janë një skuadër shumë e fortë, është një ndeshje që duhet luajtur me kurajë dhe kujdes në mbrojtje.

Conte? Është një trajner i madh, me një ide të qartë për lojën, jo më kot kundërshtarët tanë kryesojnë kampionatin. Për më shumë, ata po kalojnë një moment të mirë, por këtë ndeshje duhet ta vërtetojmë dhe konfirmojmë edhe në fazën pozitive”, vazhdoi trajneri verdhekuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco