Krasniqi bën gati valixhet, Skënderbeu kërkon sulmuesin e Tiranës

Krasniqi bën gati valixhet, Skënderbeu kërkon sulmuesin e Tiranës

09:20, 06/12/2019

Ernest Muçi, në orbitën e Tiranës. Skënderbeu, pavarësisht se merkatoja ende nuk ka filluar zyrtarisht, është fokusuar në përqindje të madhe te lëvizjet që do të bëjnë në hapësirën dimërore të transferimeve. Dhe duket se sërish Tirana është ekipi ku korçarët kanë vendosur të bëjnë një tjetër “pazar”. 

Në verë dhanë Vangjelin në kryeqytet dhe më pas morën shërbimet e Asion Dajës, por tani trajneri i bardhekuqve duket se ka pikasur një tjetër bardheblu për të afruar në periudhën e janarit, kur hapen zyrtarisht transferimet.

Të gjitha indiciet, sipas burimeve të 'panorama sport' pranë klubit, të çojnë tek Ernest Muçi, sulmuesi 18- vjeçar i bardhebluve, që ka luajtur disa minuta këtë sezon me Tiranën.

Dihet që Ilir Daja është një “fans” i lojtarëve të rinj, në momentin që ata shprehin cilësi në fushë. Një gjë të tillë e ka bërë më herët edhe me afrimin e Blerim Krasniqit nga Apolonia para dy sezonesh. Sulmues, i cili rezultoi i suksesshëm në Korçë.

Të njëjtën gjë korçarët duan ta bëjnë edhe me Muçin, por këtë herë me një tjetër marrëveshje. Burimet bënë me dije se duke parë gjasat e mëdha që nga Skënderbeu të largohet të paktën një nga sulmuesit kryesorë të ekipit, duke përfshirë këtu veç Bregut edhe Gripshin e Krasniqin, Muçi shihet si një alternativë e mirë, sidomos në momentin ku ndodhet ekipi bardhekuq, i cili ka mundësinë të promovojë dhe t’u japë hapësirën e duhur për të shprehur vlerat e tyre shumë lojtarëve të rinj, siç është bërë deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco