Tmerrohet nga tërmeti, Kitanoovski nuk kthehet më tek Kukësi: Mbajini dhe pagën, veç të iki

Tmerrohet nga tërmeti, Kitanoovski nuk kthehet më tek Kukësi: Mbajini dhe pagën, veç të iki

23:47, 05/12/2019

Mbrojtësi i Kukësit Tome Kitanovski, siç duket e ka përjetuar keq tërmetin dhe nga paniku që e ka pushtuar ka vendosur që të largohet në Maqedoni dhe të mos kthehet në ekip.

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, u shpreh se lojtari do të mungojë vetëm në takimin e radhës. Por gjendja është më serioze nga çfarë thuhet në intervista.

Të paktën sipas medias “Sportclub.mk”, e cila shkruan se Kitanovski nuk do të kthehet më në Shqipëri. Për më tepër është gati që të heq dorë nga të gjitha detyrimet financiare që Kukësi ka ndaj tij, vetëm që të ndërpresë kontratën sa më parë.

Në këtë mënyrë skuadrës që lufton për titull në kampionatin shqiptar i largohet një hallkë kyçe e skuadrës, megjithëse vendimi nuk ka marrë ende formë zyrtare. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco