Bonucci: Me ardhjen e Sarrit skuadra e Juventusit ka pësuar një ndryshim total

Bonucci: Me ardhjen e Sarrit skuadra e Juventusit ka pësuar një ndryshim total

23:15, 05/12/2019

Emërimi i Maurizio Sarrit në krye të Juventusit ndryshoji tërësisht filozofinë e lojës në kampin bardhezi.

Këtë gjë e pranon dhe Leonardo Bonucci, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se me Sarrin ka qenë një ndryshim total, duke shtuar më pas se kalimi te Milani e rriti atë si njeri.

Image

“Ne duhet të përshtatemi me ndryshimin, në të kundërt jemi të humbur. Kjo ishte ajo që ndodhi me ardhjen e Sarrit, ishte një ndryshim total. Unë jam kritik ndaj vetes sime, kur bëj një gabim në fushë e kuptoj atë menjëherë.

Pikërisht kjo iu bën të përmirësoheni në lojë. Vendimi për të shkuar te Milani më ka bërë të rritem më shumë si njeri, por te Juventusi mund të jap maksimumin tim. Këtu mund të jap 100% tim.”, u shpreh Bonuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco