ZYRTARE/ Everton shkarkon nga drejtimi i skuadrës trajnerin Marco Silva

ZYRTARE/ Everton shkarkon nga drejtimi i skuadrës trajnerin Marco Silva

22:43, 05/12/2019

Everton dhe Marco Silva kanë vendosur të shkëpusin marrëdhënien midis tyre.

Blerja e shumë futbollistëve nuk ka mjaftuar që skaudrës nga Liverpuli t’i vijnë rezultatet dhe për këtë arsye ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin portugez.

Nuk dihet akoma se kush do ta zëvendësojë Silvan, i cili u prit me shumë bujë, por nuk regjistroi rezultatet e pritura.

Shkarkimi i Silva vjen pikërisht para ndeshjes që Everton luan ndaj Chelsea, dhe pas humbjes së pësuar ndaj ekipit Liverpool (2-5).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco