Pas Juventusit dhe Interit një tjetër klub interesohet për Ivan Rakitic

Pas Juventusit dhe Interit një tjetër klub interesohet për Ivan Rakitic

22:23, 05/12/2019

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic me shumë mundësi do të largohet në merkaton e janarit dhe interesimet në drejtim të tij nuk mungojnë.

Interi dhe Juventusi prej kohësh interesohen për futbollistin, madje në verë nisën kontaktet me Barcelonën, por nuk u arrit një marrëveshje. Të dyja ekipet italiane duan të përfitojnë nga situata e vështirë që lojtari po kalon te katalanasit, dhe mund të nisin një ofertë në janar.

Megjithatë nuk janë vetëm këto dy ekipe që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit kroat. Sipas mediave spanjolle në gjurmët e 31-vjeçarit është edhe Atletiko Madridi.

Tekniku Simeone e pëlqen shumë Rakitiçin, dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë atë në ekip, me këta të fundit që pritet të bëjnë një përpjekje në merkaton e ardhme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco