Krijoji polemika të mëdha me titullin e vendosur, Roma dhe Milani i mbyllin dyert gazetës së njohur

Krijoji polemika të mëdha me titullin e vendosur, Roma dhe Milani i mbyllin dyert gazetës së njohur

19:19, 05/12/2019

Gazeta e njohur italiane ka ngritur polemika të shumta me titullin e vendosur në faqen e saj të parë ditën e sotme.

“Black Friday” ishte titulli i vendosur nga gazeta e njohur italiane. Ky titull shoqërohej me fotot Lukaku dhe Smalling. Ajo kishte pasur si synim që të bënte lojë fjalësh për dy lojtarët më në formë të skuadrave të Inter dhe Romës, por mesazhi që jepte dukej tërësisht i gabuar.

Mes atyre që kanë reaguar, klubet e Romës dhe Mialnit kanë marrë një vendim të formës së prerë, duke i mbyllur dyert gazetarëve të kësaj të përditshme deri në fund të vitit, në shenjë proteste.

Image

“Mendojmë se të gjithë lojtarët, klubi, tifozët dhe mediat duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër racizmit në botën e futbollit dhe është përgjegjësi e të gjithë ne të jemi jashtëzakonisht të saktë në zgjedhjen e fjalëve dhe mesazheve që transmetojmë.

Si përgjigje ndaj titullit “Black Friday” të publikuar sot nga gazeta, Roma dhe Milan kanë vendosur t’i mohojnë “Corriere Dello Sport” hyrjen në qendrën stërvitore për pjesën e mbetur të vitit dhe kanë vendosur që lojtarët përkatës nuk do të kryejnë asnjë aktivitet mediatik për gazetën gjatë kësaj periudhe.

 Të dy klubet janë të ndërgjegjshëm që gjithsesi artikulli i cili kishte lidhje me titullin “Black Friday” kishte një mesazh anti-racist dhe kjo është arsyeja për të cilën do të ndalohet hyrja vetëm deri në janar”, shkruante deklarata e përbashkët që Roma dhe Milani publikuan sot. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco