VIDEO/ Zlatan Ibrahimovic zbulon se 'priti katër vjet' për t’u 'hakmarrë' ndaj Marco Materazzit

VIDEO/ Zlatan Ibrahimovic zbulon se 'priti katër vjet' për t’u 'hakmarrë' ndaj Marco Materazzit

16:22, 05/12/2019

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë së fundmi një intervistë për “GQ Italia” ku ka treguar disa detaje nga jeta e tij futbollistike.

Një ndër këto detaje është dhe dëmtimi që a ii bëri Materazzit kur vishte fanellën e Milanit. Ibrahimovic ka dhënë për median Italiane se kishte pritur 4 vjet për ta dëmtuar dhe për ta dërguar në spital.

“Unë isha te Juventusi dhe po luanim kundër Interit. Materazzi bëri një ndërhyreje vrasëse dhe më lëndoi. Si futbolllist ishte shumë i keq. Ai luante për të të dëmtuar. Në derbin e 2006-ës, ai më dëmtoi, unë dola jashtë dhe Kapelo më tha: ‘Do të ndërrojë’. Unë hyra në lojë, se nëse dikush më bën një gjë të tillë, nuk më ikën kurrë nga mendja, por dhimbja ishte e madhe dhe dola”, shpehet Ibra.

“Më pas shkova tek Interi, Barcelona dhe Milani. Në ndeshjen e parë derbi në sezonin 2010-2011, ishin të gjithë kundër meje, dhe kjo më karikoi. Por nëse nuk ke kontrollin, mund të bësh diçka që të bën të veprosh keq. Në pjesën e dytë, Materaci ishte afër dhe me një lëvizje “Taekwondo” e kam dërguar në spital. Staknoviçi më tha: “Pse e bërë, Ibra?” Dhe unë i them: “Kam pritur 4-vjet për këtë moment, për ta çuar në spital”, përfundon suedezi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco