Reali po vuan nga dëmtimet, dy lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë në ‘El Clasico’

Reali po vuan nga dëmtimet, dy lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë në ‘El Clasico’

14:14, 05/12/2019

Real Madrid do të vuajë mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm në “El Clasicon” që do të zhvillohet më 18 dhjetor

Eden Hazard dhe Marcelo nuk do të jenë të gatshëm për duelin kundër Barcelonës pasi të dy lojtarët po vuajë nga dëmtimet fizike.

Është konfirmuar që belgu do të mungojë rreth një muaj, ndërsa në krahun tjetër mbrojtësi brazilian ka pësuar një lëndim muskulor.

Marcelo do të mungoj në dy ndeshjet e radhës (kundër Espanyol dhe Valencia) dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Barcelonës.

“Pas testeve të bëra lojtari ynë Marcelo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e majtë. Në pritje të përmirësimeve”, thuhet në komunikatën e klubit të Realit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco