Cristiano ka mbaruar? Ja si i përgjigjet pyetjes drejtori i Juventusit

Cristiano ka mbaruar? Ja si i përgjigjet pyetjes drejtori i Juventusit

13:50, 05/12/2019

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, beson se Cristiano Ronaldo do të rikthehet akoma edhe më i fuqishëm se më parë.

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në Paris, ku Lionel Messi e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë gjatë karrierës së tij.

CR7-ta zgjodhi të jetë në Gran Gala del Calcio në Milano, ku mori çmimin për arritjet e tij me Juventusin sezonin e kaluar në Serie A.

Paratici u pyet për formën në rënie të Ronaldos këtë sezon, pasi ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit për bardhezinjtë.

Cristiano ka mbaruar? “Mos më bëni të qesh!”

“Ronaldo ka pasur një problem me gjurin, i cili ia ka pamundësuar të luajë në nivelin më të mirë të tij, por tani ai është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco