Futbollistja më e mirë në botë i quan frikacakë Messin dhe Ronaldon

Futbollistja më e mirë në botë i quan frikacakë Messin dhe Ronaldon

11:57, 05/12/2019

Futbollistja amerikane Megan Rapinoe u ka bërë thirrje Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos të mos bëhen frikacakë por ta ngrehin zërin kundër racizmit, homofobisë dhe seksizmit.

Rapinoe, e cila e fitoi Topin e Artë të hënën në Paris, ka dëshmuar përsëri karakterin e fortë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Duke folur për “France Football”, revistën franceze që e ndan Topin e Artë, 34-vjeçarja i kritikoi yjet si Zlatan Ibrahimovic dhe mbi të gjitha Messin dhe Ronaldon, duke i akuzuar se nuk po përfshihen në problemet e mëdha shoqërore.

“Dua të bërtas: ‘Cristiano, Lionel, Zlatan, më ndihmoni!’ Këto yje të mëdha nuk angazhohen për asgjë kur ka shumë probleme në futbollin e meshkujve. A kanë frikë se do të humbin gjithçka që kanë? Ata e besojnë këtë ama nuk është e vërtetë”, tha Rapinoe.

Sulmuesja e Reign FC pyeti: “Kush do ta fshijë Messin apo Ronaldon nga historia e futbollit botëror për shkak të një deklarate kundër racizmin apo seksizmit?”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco