Detajet e kontratës/ Ja sa ditë do të presë Milani për ‘PO-në’ e Ibrahimovicit

Detajet e kontratës/ Ja sa ditë do të presë Milani për ‘PO-në’ e Ibrahimovicit

10:42, 05/12/2019

Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar rikthimin në Itali.

Në media po përflitet rikthimi i bujshëm i suedezit tek Milani, skuadra që kërkon të ngjitet në lartësinë e emrit dhe historisë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë do të duhet të presin edhe dhjetë ditë të tjera, përpara se të kenë një përgjigje.

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban e kanë luajtur rolin e tyre dhe tani presin “po” e sulmuesit 38-vjeçar. Kjo përgjigje duhet të arrijë në mesin e dhjetorit. Kontrata duket se fillimisht do të jetë për gjashtë muaj, por me mundësinë e rinovimit automatik edhe për një vit.

Rinovimi do të vendoset në verë, në varësi të mënyrës sesi do të paraqitet suedezi në gjysmën e mbetur të sezonit aktual, në gjashtë muajt e ardhshëm. Milani do ta paguajë 6 milionë euro (neto) për një vit e gjysmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco