Klopp flet i lumtur: Fitore e pabesueshme, Shaqiri ishte...!

Klopp flet i lumtur: Fitore e pabesueshme, Shaqiri ishte...!

09:49, 05/12/2019

Jurgen Klopp u shpreh shumë i kënaqur pas fitores të Liverpoolit me rezultatin 5-2 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.

Trajneri i Liverpoolit nuk kurseu elozhet për lojtarët e tij, madje edhe për Xherdan Shaqirin që shënoi golin e dytë të takimit.

“Të gjithë golat ishin të pabesueshëm, të shkëlqyer. Pasime fantastike. Na duheshin këmbë të freskëta, prandaj bëmë 5 ndryshime”, tha Jyrgen Klop pas fitores.

“E shijova shumë, kishte pjesë futbolli fantastike. Ajo që djemtë bënë, ishte e pabesueshme. Golat e Origit, pasimet e Manesë, gjithçka bëri Shaqiri, Lalana ishte kudo”, shtoi tekniku gjerman.

Gjithashtu Jurgen Klopp ndalet të komentojë edhe rekordin e 32 ndeshjeve pa humbje në kampionat.

“Unë do të doja që kjo shifër të ishte për një sezon. Kjo do të ishte e shkëlqyer. Sezonin e shkuar ne bëmë thuajse 38 ndeshje pa humbje, por nuk mjaftoi. Është një numër i bukur, por nuk jam i interesuar për të. Mua nuk më kujtohet asnjë ndeshje nga 100 që ne nuk duhet të kishim fituar. Të gjitha këto fitore janë të nevojshme. Është një nisje e mirë, një start perfekt. Tani do të flemë dy net, ndoshta tri dhe pastaj do të luajmë sërish. Jam shumë i kënaqur”, përfundoi tekniku i “Reds”-ave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco