FOTO/ Fitoi 'Topin e Artë' të 6-të, Messi e feston me miqtë e tij këtë arritje

FOTO/ Fitoi 'Topin e Artë' të 6-të, Messi e feston me miqtë e tij këtë arritje

20:57, 04/12/2019

Të hënën që shkoi Lionel Messi fitoi për të gjashtën herë “Topin e Artë”, duke u bërë kështu rekordmen i këtij çmimi.

Sigurisht që kjo arritje e “Pleshtit” meritonte një festë të veçantë. Messi ka darkuar mbrëmjen e djeshme në restorantin Nobu në Barcelonë , ku një nga pronarët është aktori amerikan Robert De Niro.

Në festën e argjentinasit merrnin pjesë miqtë e tij më të ngushtë, Sergio Busquets dhe Luis Suárez, të cilët shoqëroheshin nga gratë e tyre, Elena Galera dhe Sofía Balbi, të dyja mikesha shumë të ngushta me Antonellën.

Pavarësisht se ishte një festë private ku mbizotëronte intimiteti, ishte vetë Rocuzzo që shpërndau imazhet e dakës përmes dy fotove që ajo publikoi në rrjetin social “Instagram’ . 

Në njërën nga fotot shihet i gjithë grupi duke pozuar  pranë një dritareje të restorantit, e cila ndodhet në katin më të lartë të hotel Nobu.

Këtu, përveç atyre që përmendëm më lart, shihet dhe Mariana Balbi , motra e Sofjes , që shoqërohet nga partneri i saj.

Ndërsa në foton tjetër shihen vetëm gratë që morën pjesë në festë, dhe e cila shoqërohet me një shkrim: "Dolli me miqtë ... i dua shumë”.

                            

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco