Drejtori i Juventusit zbulon klubin e ardhshëm të Ronaldos

Drejtori i Juventusit zbulon klubin e ardhshëm të Ronaldos

12:26, 04/12/2019

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet në dilemë.

Mediet italiane kanë spekuluar se CR7-ta mund të largohet në fund të sezonit nga Torino për t'u sistemuar në një ekip të ri.

Marrëdhënia jo e mirë me trajnerin Maurizio Sarri po detyron 5 herë fituesin e Topit të Artë që të mendojë largimin nga Torino.

Por pavarësisht zërave mediatike, drejtori Fabio Paratici siguron tifozët se Cristiano do të mbetet në "Allianz Stadium". 

"Ronaldo do të tregojë se është më i miri. Në opinionin tim, ai e meriton topin e artë. Portugezi do të jetë me Juventusin sezonin e ri pa asnjë dyshim. Ai do të fitojë një tjetër top të artë me ne dhe ne do e mbështesim", - tha Paratici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco