Përjetoi keq tërmetin, lojtari maqedonas ende nuk është kthyer te Kukësi

Përjetoi keq tërmetin, lojtari maqedonas ende nuk është kthyer te Kukësi

12:11, 04/12/2019

Tome Kitanovski, maqedonasi që luan për skuadrën e Kukësit, është larguar nga Tirana pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Menjëherë pas lëkundjeve të forta, ai është nisur drejt vendlindjes së tij. Gjatë prononcimit për mediat ditën e sotme, trajneri Shpëtim Duro, ka bërë me dije se lojtari maqedonas është mungesa e vetme në sfidën e radhës.

Ai po ashtu ka shtuar se Kitanovski e ka përjetuar shumë keq presionin, dhe së bashku me skuadrën kanë vendosur të mos i bëjnë presion duke e lënë që ta marrë vetë ai vendimin përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco