Bartomeu: Messi do qëndrojë te Barcelona edhe për 4 vite të tjera!

Bartomeu: Messi do qëndrojë te Barcelona edhe për 4 vite të tjera!

10:33, 04/12/2019

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për të ardhmen e Leo Messit.

Në një prononcim pas trofeut të Topit të Artë fituar dy ditë më parë nga Lionel Messi, numri një i klubit katalanas siguroi të gjithë se argjentinasi do të qëndrojë edhe për 4 vite të tjera.

“Messi e ka thënë edhe më parë që ndihet mirë në Barcelonë dhe që dëshiron të luajë me ne edhe për shumë vite të tjera”, tha fillimisht Bartomeu.

“Për mua, Messi do të qëndrojë dhe luajë me ne edhe për 4 vite të tjera në nivele të larta. Madje do të fitojë sërish Topin e Artë”.

Në lidhje me rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2021, presidenti katalanas tha: “Më duket se këtë herë është ai që më shumë se kushdo po e kërkon atë. Gjithsesi, t’i lëmë shakatë dhe ju konfirmoj se për mua nuk është aspak problem rinovimi i saj. Ai është i lumtur këtu, luan gjithnjë mirë dhe shënon. Një ditë do të tërhiqet nga sporti, por për fat ka ende kohë nga ajo ditë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco