Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Klopp flet për Topin e Artë: Messi më i miri që kam parë, por Van Dijk është ...

Klopp flet për Topin e Artë: Messi më i miri që kam parë, por Van Dijk është ...

09:36, 04/12/2019

Jurgen Klopp nuk është dakord që Topi i Artë këtë sezon të fitohet nga Leo Messi.

Trajneri i Liverpool thekson se Leo është lojtari më i madh që ka parë ndonjëherë në jetën e tij, por edhe nëse fitonte Van Dijk do të ishte e drejtë.

Argjentinasi mposhti Virgil Van Dijk, i cili u rendit i dyti, me vetëm shtatë pikë diferencë.

"Vendimi i Topit të Artë është marrë nga gazetarët apo jo? Kështu e shohin njerëzit dhe nuk është problem. Unë e shoh krejtësisht ndryshe, njerëz të tjerë po ashtu. Por nuk ka absolutisht asnjë problem. E kam thënë gati 500 herë që Lionel Messi është lojtari më i mirë që kam parë në jetën time. Por nëse shohim vetëm sezonin e shkuar, atëherë unë kurrë nuk kam parë një sezon më impresionues për një mbrojtës se sa ai i Van Dijk, sinqerisht. Kështu që do të ishte e drejtë edhe sikur ta fitonte Van Dijk!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco