VIDEO/ Lorik Cana mbledh fonde në SHBA: Dashuria për vendin nuk është si drita që fiket dhe ndizet

VIDEO/ Lorik Cana mbledh fonde në SHBA: Dashuria për vendin nuk është si drita që fiket dhe ndizet

23:19, 03/12/2019

Kishte udhëtuar në drejtim të Amerikës për të festuar 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me komunitetin që ndodhet atje. Mirëpo pas tragjedisë që ndodhi  në vendin tonë më 26 nëntor, ky udhëtim drejt SHBA-ve nuk mund të ishte një festë për Lorik Canën.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është fokusuar në mbledhjen e donacioneve për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Cana ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që ndodhen përtej oqeanit dhe në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Loriku u shpreh se ka arritur të mbledhë më shumë se 50-60 mijë dollar, teksa premton se çdo fond do ta administrojë vetë.

“Kemi mbledhur diku tek 50-60 mijë dollarë vetëm në mbrëmjen e parë. Duhet ta çojmë amanetin deri në fund, pasi është një detyrë morale dhe shpirtërore dhe nuk duhet të luhet me këtë gjë. Ne me fondacionin dhe me shoqatat do të evidentojmë shtëpi, kopshte ose shkollë dhe do ta bëjmë drejtpërdrejtë me fonadcionin.

Problemi që kemi ne shqiptarët nuk është tek vështirësia. Problemi tek ne qëndron tek momenti kur ne qetësohemi dhe rikthehemi tek normaliteti. Gjithë fokusi për të ndërtuar shoqërinë mbarëkombëtare humb, sepse ne fillojmë të mendojmë si individ, si grup, si interesa dhe si parti politke.

Dashuria për vendin, dashuria për të investuar tek gjeneratat që vijnë. Nuk është diçka që fiket dhe ndizet. Është si besimi ndaj Zotit. Nuk mund t’i kthehemi Zotit vetëm kur kemi tragjedi, apo kur kemi fëmijë të sëmurë, apo gjendja është e sëmurë. Besimi ndaj Zotit është përditë. Atdhedashuria është njësoj. Nuk mund të ndezim atdhedashurinë vetëm kur na ndodhin tragjedi. Sepse në shumë raste ajo që na çon ne në këto ngjarje është pikërisht se ne gjatë rrugës nuk i bëjmë gjërat siç duhet”, tha Lorik Cana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco