Tek Interi i gëzohen dëmtimit të Gerard Pique

Tek Interi i gëzohen dëmtimit të Gerard Pique

22:44, 03/12/2019

Gerard Pique alarmon Barcelonën. Mbrojtësi katalanas u detyrua të dilte nga fusha e lojës në ndeshjen kundër Atleticos së Madridit për shkak të një përplasjeje me Vitolon.

Në minutën e 83-të të ndeshjes ai nuk mund ta vazhdonte më lojën për shkak të dhimbjeve të forta në gju, por nuk dihet ende koha e rikuperimit të tij.

Me shumë mundësi prezenca e tij për sfidën kundër Interit në Ligën e Kampionëve është e vështirë.

Barcelona do të udhëtojë në Milano si e para e grupit, ndërsa zikaltrit e kanë një sfidë jetë-vdekje për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin europian.

Pra, mund të themi se nga Katalonja ka ardhur një lajm i mirë për skuadrën e Antonio Contes, pasi Valverde ka humbur një nga shtyllat e skuadrës së tij.

Barcelona sigurisht që nuk ka ndërmend ta rrezikojë mbrojtësin e saj dhe trajneri shpreson ta rikuperojë sa më shpejt për ndeshjet e vlefshme për kampionatin spanjoll.

Ajo në Ligën e Kampionëve është një duel pa shumë vlerë për Barcelonën, e cila gjithsesi në “San Siro” do të provojë lojtarë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco