Man United, Solskjaer iu drejtohet lojtarëve: Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për të ardhmen time

Man United, Solskjaer iu drejtohet lojtarëve: Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për të ardhmen time

22:10, 03/12/2019

Manchester United ndodhet në një situatë të vështirë në kampionatin anglez. Me 18 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje “Djajtë e Kuq”  renditen në vendin e 11 të tabelës. Dy ndeshjet e radhës për United janë kundër rivalëve si Totenhamit dhe derbi me Manchester City.

Dy ndeshje të vështirësisë maksimale, ku nëse nuk merret maksimumin atëherë teknikun Ole Gunar Solskjaer e pret shkarkimi. Këtë tekniku norvegjez ia ka komunikuar edhe lojtarëve të tij.

Solskjaer ka grumbulluar futbollistët dhe ka folur me ta, ndërsa në një formë i ka kërkuar maksimumin në mënyrë që të vazhdojë punën me ta. Mbetet për t’u parë nëse fjalët e norvegjezit do të japin efektin e duhur në fushë, edhe pse ndeshjet e radhës janë ndaj kundërshtarëve superiorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco