Skuadra e shqiptarëve kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Kroacisë, shënojnë Uzuni dhe Çokaj

Skuadra e shqiptarëve kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Kroacisë, shënojnë Uzuni dhe Çokaj

22:06, 03/12/2019

Myrto Uzuni bëhet sërish protagonist me Lokomotivën e Zagrebit.

24-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa pas golit të shënuar në fundjavë në fitoren 4-0 Goricës, këtë herë Uzuni ka lënë sërish gjurmë me skuadrën e tij në takimin ndaj Sibenik, e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Kroacisë.

Futbollist i Kombëtares shqiptare do t’i jepte avantazhin të tijve në minutën e 24-t, teksa i vetëm përballë portierit Uzuni u tregua i saktë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Po në të njëjtën sfidë, një tjetër element kuqezi mundi të gjente golin.

Bëhet fjalë 20-vjeçarin Enis Çokaj, i cili shënoi golin e tretë për Lokomotivën e Zagrebit në minutën e 82-të.

Në fushën e blertë që nga minuta e parë ishin dhe Lirim Kastrati së bashku me Indrit Tucin.

Për Uzunin ky ishte goli i 5-t me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit në 15 ndeshje të luajtura, ndërsa Çokaj festoi golin e tij të dytë mes kampionatit dhe Kupës me fanellën e klubit kroat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco