Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Lojtarët që nuk morën asnjë votë për ‘Topin e Artë’

Lojtarët që nuk morën asnjë votë për ‘Topin e Artë’

21:35, 03/12/2019

Mbrëmjen e djeshme, Lionel Messi u kurorëzua për herë të gjashtë si lojtari më i mirë i sezonit, duke fituar “Topin e Artë”.

Argjentinasi mposhti konkurrencën e mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe rivalit të përhershëm, Cristiano Ronaldo.

Sot janë publikuar edhe votat, ndërsa nga është zbuluar se janë tre futbollistët të cilët nuk kanë marrë asnjë pikë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Markinjos, talentin e Ajaks, Doni Van De Bek si dhe talentin më të përfolur të verës, Joao Felix.

Sulmuesi portugez u transferua nga Benfica tek Atletico Madrid për shumën e 126 milionë eurove, megjithatë votuesve mesa duket nuk iu kanë mjaftuar performancat e tij në kampionatin luzitan.

Sakaq, edhe Van De Bek ishte autor i një sezoni të mirë, teksa ishte pjesë e Ajaksit që shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, as kjo arritje nuk ka mjaftuar që mesfushori të ishte votuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco