Dzeko nuk stërvitet me ekipin, Roma pa sulmues kundër Interit

Dzeko nuk stërvitet me ekipin, Roma pa sulmues kundër Interit

20:01, 03/12/2019

Pas fitores 1-3 në transfertën ndaj Veronës, këtë të premte Roma do të luajë sërish larg shtëpisë, në “San Siro” përballë Interit, në një sfidë shumë të vështirë për djemtë verdhekuq.

Kjo pasi trajneri Fonseca, përveç faktit që po luan në shtëpinë e kryesuesve do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e shumta në kampin e të tijve, teksa të dëmtuarve afatgjatë u janë shtuar edhe të tjerë javët e fundit.

Kështu të dielën në mbrëmje u dëmtua sulmuesi Justin Kluivert, që ishte shndërruar në titullar në javët e fundit dhe nuk do t’ia dalë të rikuperohet as fantazisti argjentinas Javier Pastore.

Rikthehet nga pezullimi Nicolo Zaniolo, që pritet të jetë nga minuta e parë në fushë, por në dyshim është prezenca e Edin Dzekos, që ka grip e temperaturë dhe sot nuk është stërvitur me skuadrën.

Shpresat janë që boshnjaku të mund t’ia dalë deri të premten, pasi në rolin e tij është i dëmtuar edhe Kalinic, ndaj momentalisht Fonseca nuk ka asnjë sulmues pykë që ta aktivizojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco