VIDEO/ Ekipi i Serie-A relaksohet duke dëgjuar këngën e reperes shqiptare

VIDEO/ Ekipi i Serie-A relaksohet duke dëgjuar këngën e reperes shqiptare

19:49, 03/12/2019

Reperja shqiptare, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në shoëbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo tashmë padyshim që i ka kaluar kufijtë, projektet e së cilës përveç sukseseve të mëdha në vendin tonë janë duke u shpërndarë dhe dëgjuar në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, projektin e saj të fundit e njëherësh të ri “Sicko”, e ka postuar dhe futbollisti shqiptar që luan tek Hellas Verona, Amir Rrahmani.

Video që është filmuar në dhomat e zhveshjes, te ekipi ku Rrahmani luan, bie në sy kënga e Taynës, me të cilën ka filluar të kërcejë edhe mbrojtësi turk Koraj Gynter.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco