VIDEO/ Prezantuesja italiane bën gafën madhe me Samir Handanovic, reagimi i portierit të Interit është epik

VIDEO/ Prezantuesja italiane bën gafën madhe me Samir Handanovic, reagimi i portierit të Interit është epik

16:36, 03/12/2019

Për herë të tretë në karrierë e tij, Samir Handanovic (2011 – 2013) fitoi çmimin si portieri më i mirë në Serie-A. Prezantuesja e këtij eventi gala ishte Diletta Leotta, e cila u bë protagoniste e një gabimi ndaj portierit të Interit.

Kur Handanovic po ngjitej në skenë për të marrë çmimin, moderatorja e përshëndeti me këto fjalë: “Kjo është hera e parë për ju në këtë skenë. Sa e rëndësishme është të marrësh këtë çmim? ". 

Image

Megjithatë Handanoviç me qetësinë që e karakterizon atë si njeri i ka treguar prezantueses se kjo ishte hera e tretë për të, me Leottën që i kërkoi ndjesë menjëherë futbollistit. Ky episod ka sjellë të qeshura të mëdha në sallë, teksa ka filluar të bëjë xhiron edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, çmimin si futbollisti më i mirë në Serie-A për vitin 2019 e fitoi, Cristiano Ronaldo.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco