Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, kjo është befasia e madhe!

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, kjo është befasia e madhe!

08:38, 03/12/2019

Në ceremoninë “Theatre du Chatelet” të Parisit, Lionel Messi fitoi për herë të 6-të gjatë karrierës së tij “Topin e Artë”.

Juria e përbërë nga 176 gazetarë botërorë votoi fituesin e “Topit të Artë” përmes sistemit të renditjes së pesë futbollistëve, të cilët vlerësohen me respektivisht 6,4,3,2 dhe 1 pikë.

Vota shqiptare, e hedhur nga gazetari Besnik Dizdari (për të 33-in vit radhazi), i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë i shkoi Cristiano Ronaldos, i cili u rendit në vend të tretë në klasifikimin përfundimtar. Në vend të dytë, ai zgjodhi mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Pa dyshim që Lionel Messi është befasia e madhe i cili mori vetëm 3 pikë nga Shqipëria. Në vend të katërt dhe të pestë, gazetari shqiptar përzgjodhi dy lojtarë të tjerë të kampionëve të Europës, Alison Beker dhe Mohamed Salah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Niko04/12/2019 07:29

Ky gazetari i leshit qenka afruar shume me vleresimet!!! Nuk e di me çfare kriteresh vleresoi Mbretin si i treti!! Vitin tjeter duhet te hiqet urgjentisht ky specialist leshi

QYTETARI dt 3 dhjetor 201903/12/2019 18:23

Z. Dizdari paske mbetur prapa me kohën mor burë i dheut. Si munde të votosh për Ronaldon për Topin e Artë kur MESI ka bërë një sezon të shkëqyer ka shënuar gola shumë të bukur që Ronaldo sdo ti kishte parë as në ëndërr Ti jo se jo....

Landi03/12/2019 13:27

edi Rama me juven,,,pa diskutim do votonin kshu

Besnik Disdari03/12/2019 10:50

Po shqiptaret gjithmone mbrapsht, c´te thuash tjeter. Mire qe nuk votoi Inzaghin

Shto koment

Denonco