Reagimi i bashkëshortes së Messit për fitimin e ‘Topit të Artë’

Reagimi i bashkëshortes së Messit për fitimin e ‘Topit të Artë’

23:46, 02/12/2019

Lionel Messi është fitues i çmimit më të vlefshëm individual në botë, "Topi i Artë".

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sotme të organizuar nga “France Football” në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Ishte ky "Topi i Artë" i gjashtë në karrierë për sulmuesin nga Argjentina.

Pas triumfit të Messit, ka reaguar edhe gruaja e argjentinasit, Antonella Roccuzzo.

Pas ceremonisë, ajo është shprehur e lumtur me yllin e Barcelonës.

"Nuk mund të jem më krenare se tani për arritjet e tua. E lumtur të jem gjithnjë në anën tënde, Leo Messi", tha Antonella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Emil03/12/2019 00:06

Do ti beje 7 apo 8

Shto koment

Denonco