Modric i dorëzon trofeun Messit

Modric i dorëzon trofeun Messit

21:42, 02/12/2019

Në “Theatre du Chatelet” të Parisit u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2019”, shkruan Syri.net.

Ishin 30 kandidatë për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual, por favoritët ishin Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk, teksa Cristiano Ronaldo nuk ka marrë pjesë në mbrëmjen “gala” të ndarjes së çmimeve.

Nga votimi në “France Football”, Lionel Messi fitoi kundër Van Dijk dhe mori “Topin e Artë 2019”.

Ky ishte trofeu i 6-të për argjentinasin, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 5.

Luka Modric, fituesi i vitit të kaluar, i dorëzoi trofeun yllit argjentinas të Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco