Fitoi Championsin me Liverpoolin, Alisson shpallet portieri më i mirë

Fitoi Championsin me Liverpoolin, Alisson shpallet portieri më i mirë

21:14, 02/12/2019

Në “Theatre du Chatelet” të Parisit po zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2019”, shkruan Syri.net.

Janë 30 kandidatë për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual, por favoritët janë Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk, teksa Cristiano Ronaldo nuk ka marrë pjesë në mbrëmjen “gala” të ndarjes së çmimeve.

Ndërkaq, Alisson Becker i Liverpoolit është vlerësuar si portieri më i mirë i vitit 2019, duke lënë pas Ter Stegen, Lloris, Kepa etj.

“Është nder i madh të jem këtu, me këta lojtarë të mëdhenj, si ferma ashtu edhe meshkuj. Ju gjithmonë na e bëni punën e vështirë”, iu drejtua sulmuesve Alisson.

“Falënderoj gruan, familjen time që mbështesin gjithmonë, prindërit e mi që janë në Brazil dhe besoj po më shohim. E falënderoj zotin për gjithë këtë që më ka dhënë këtë vit. Fituam Champions Legaue, disa tjerë trofe personal, ndihem i bekuar. Faleminderit edhe skuadrës, stafit të Liverpoolit, Faleminderit”, tha portieri brazilian i Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco