Van Dijk ironizon Ronaldon: Pse, ishte rival për ‘Topin e Artë’?

Van Dijk ironizon Ronaldon: Pse, ishte rival për ‘Topin e Artë’?

20:46, 02/12/2019

Është duke u zhvilluar në Paris të Francës ceremonia e “Topit të Artë” 2019.

Ajo që bie në sy është mungesa e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi është informuar që nuk do të jetë ai fituesi, teksa ka zgjedhur të mos jetë fare prezent.

Nuk kanë munguar thumbimet ndaj tij në këtë mbrëmje gala. Ka qenë futbollisti i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili në një prononcim për “RTL 7” ka thumbuar portugezin.

I pyetur nga gazetari për mungesën e Ronaldos, dhe nëse është një rival më pak për të, Van Dijk, i surprizoi të gjithë me përgjigjen e tij, duke bërë ironi.

“Pse ishte Ronaldo një nga rivalët?”, ironizoi holandezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco