Rregulli se si shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’

Rregulli se si shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’

18:41, 02/12/2019

Mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në “Theatre du Chatelet” të Parisit do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2019”, shkruan Syri.net.

Janë 30 kandidatë për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual, por favoritët janë Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk, teksa Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen “gala” të ndarjes së çmimeve.

Por si do të shpallet fituesi i “Topit të Artë”?

Një gazetar i specializuar i sportit, i përzgjedhur nga çdo vend në botë, duhet të përpilojë një listë më 5 emra, të cilëve do t’u japë respektivisht, nga i pari tek i pesti, 6, 4, 3, 2 dhe 1 pikë.

Juria duhet të bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe kolektive gjatë vitit, klasi i futbollistit (talenti dhe fair play) dhe karriera e tij.

Mbledhja e pikëve do të dekretojë fituesin. Nëse rezulton se dy futbollistë se kanë grumbulluar të njëjtin numër pikësh, do të ketë përparësi në renditje ai që ka marrë më shumë pikë si zgjedhje e parë (më pas si zgjedhje e dytë e kështu më radhë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco