Reali i gatshëm të rinovojë kontratën me Benzema

Reali i gatshëm të rinovojë kontratën me Benzema

12:42, 22/11/2019

Real Madridi është duke e shqyrtuar mundësinë për t’ia ofruar një kontratë të re sulmuesit Karim Benzema.

Drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë të rinovojnë kontratën me francezin deri në vitin 2023 duke i ofruar gjithashtu edhe rritje të pagës, shkruan “Marca”, raporton SYRI.net.

Benzema aktualisht paguhet më pak në Real Madrid sesa Gareth Bale e Sergio Ramos, edhe pse francezi këtë sezon ka qenë njëri ndër performuesit më të mirë të skuadrës madrilene.

Të dy palët, përfaqësuesit e Benzemës dhe të Real Madridit, tashmë i kanë filluar negociatat, por ende s’kanë arritur asnjë marrëveshje.

Kujtojmë që kontrata aktuale e Benzema-s përfundon në vitin 2021.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco