Ronaldo mungon sërish, ja çfarë thotë Maurizio Sarri para duelit kundër Atalantës

Ronaldo mungon sërish, ja çfarë thotë Maurizio Sarri para duelit kundër Atalantës

12:30, 22/11/2019

Cristiano Ronaldo do të mungojë sërish.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, deklaroi se ekziston vetë, 1 për qind mundësi që CR7 të jetë në gjendje për të luajtur kundër Atalantës në Bergamo.

“Mes meje dhe tij nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë në fushë”, , – shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është që Cristiano Ronaldo të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.

E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi:

“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco