Kush është ish futbollisti spanjoll i Marsejës që u arrestua si koka e një rrjeti të trafikut të drogës

Kush është ish futbollisti spanjoll i Marsejës që u arrestua si koka e një rrjeti të trafikut të drogës

11:05, 22/11/2019

Gjatë ditëve te fundit policia spanjollë ka zhvilluar një aksion të madh antidrogë.

Në prangat e policisë ka rënë edhe ish-futbollisti spanjoll Sergio Contrera.

Ai u arrestua me dyshimin se drejton një rrjet droge, pasi policia bëri një sërë bastisjesh në jug të Spanjës.

36-vjeçari u arrestua të martën në qytetin bregdetar të Estepona.

 Sergio Contrera, ka lujuatr për ekipin francez Marseille.

Rreth 20 persona ranë në prangat e policisë. Ata zotëronin rreth 1 ton hashash, tha policia duke shtuar se operacioni është ende në vazhdim.

Një burim nga policia tha se Contreras ishte në krye të bandës së drogës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco