FOTO/ Real Madrid 80 milionë euro për të transferuar lojtarin nga Serie A

FOTO/ Real Madrid 80 milionë euro për të transferuar lojtarin nga Serie A

10:16, 22/11/2019

Real Madridi prej kohësh po monitoron, Milan Skriniar.

Real Madridi shpreson që një ofertë prej 80 milion eurosh do të jetë e mjaftueshme për të nënshkruar me "yllin" e Interit, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, agjenti i sllovakut, Mithat Halis kohët e fundit vendosi një çmim prej 100 milion eurosh për të gjithë klubet që interesohen për Skriniar.

Por “Los Blancos” janë të bindur se një marrëveshje paraprake me lojtarin mund ta bindë Interin që të pranojë 80 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni Skriniar ka bërë 16 paraqitje me fanellën e Interit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco