Panik në kampin e kuq, sulmuesi i Partizanit mbetet pa frymë në stërvitje

Panik në kampin e kuq, sulmuesi i Partizanit mbetet pa frymë në stërvitje

08:54, 22/11/2019

Sulmuesi nigerian i Partizanit, Theofilus Solomon ka shkaktuar ankth në stërvitje.

23-vjeçari shkëlqeu në stërvitje me paraqitjen e tij, por gjithashtu ka kaluar një moment të vështirë dhe të frikshëm për disa çaste.

Kur ekipi po kryente një ushtrim, një top i goditur nga një shok i skuadrës e gjen të papërgatitur Solomon. Pas goditjes që mori nga topi në gjoks, nigeriani është ulur në fushë, ku përveç dhimbjeve ka pasur edhe vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë është dashur ndërhyrja e stafit mjekësore për të dhënë ndihmën e parë sulmuesit të Partizanit që më pas ka ndërprerë seancën stërvitore.

Situata ka qenë kalimtare dhe pas dushit dhe qetësimit gjendja është stabilizuar dhe Solomon është dukur normal. Gjithsesi, lojtari do të mbahet nën vëzhgim, në mënyrë që të mos ketë probleme.

‘Panorama Sport’ ka publikuar pamjet kur Solomon kishte vështirësi në frymëmarrje:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco