VIDEO/ Këputi ligamentet, Asensio stërvitje intensive për tu rikthyer sa më shpejt!

VIDEO/ Këputi ligamentet, Asensio stërvitje intensive për tu rikthyer sa më shpejt!

08:45, 22/11/2019

Asensio është duke punuar intensivisht që të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

23-vjeçari mungon që nga korriku, kur u dëmtua në miqësore ndaj Arsenalit që u zhvillua në Amerikë.

Ai këputi ligamentet e kryqëzuara, dëmtim që të paktën duhen 7 muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Që nga atëherë, Marco ka nisur me procesin e rikuperimit dhe së fundmi ka postuar një video në rrjetet sociale.

“Një ditë më shumë, një ditë më pak”, ka shkruar Asensio, që shihet duke punuar shumë që të rikthehet sa më parë në fushë.

Asensio deri më tani ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 44 asiste me fanellën e Realit, në 135 paraqitje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco