Rashford s’do ndryshime te Manchester United: Solskjaer është trajneri i duhur

Rashford s’do ndryshime te Manchester United: Solskjaer është trajneri i duhur

23:49, 21/11/2019

Rreth një vit më parë Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United drejtuesit e “Djajve të kuq” tentuan të marrin në “Old Trafford” trajnerin e Tottenhamit në atë kohë, Maurizio Pocchettino, por ky i fundit nuk u lejua nga klubi londinez.

Aktualisht Pocchettino është shkarkuar nga Tottenham, që ia besoi pankinën Mourinhos, ndërsa trajneri argjentinas përflitet se mund të marrë drejtimin e Manchester United në janar, ndonëse kërkohet edhe nga Bayern Munich e Barcelona.

Megjithatë në krah të trajnerit aktual të Manchester United, ka dalë një nga futbollistët më të spikatur të “djajve të kuq”, Marcus Rashford, që deklaroi se tekniku i duhur për skuadrën nga “Old Trafford”, është Ole Gunnar Solskjaer.

“Ole është një njeri i jashtëzakonshëm, që ka në zemër interesat e klubit. Nuk mendoj se ka një tjetër më të denjë se ai për stolin e Manchester United. Unë ndihem mjaft mirë, ndaj kam vendosur edhe të rinovoj kontratën me klubin”, deklaroi Rashford.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco