Xhaka bën prapaktheu: Do të isha i lumtur nëse rikthehem tek Arsenal

Xhaka bën prapaktheu: Do të isha i lumtur nëse rikthehem tek Arsenal

17:33, 21/11/2019

Granit Xhaka nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Mesfushori me origjinë shqiptare pati një incident me tifozët e Arsenal dhe për këtë iu hoq shiriti i kapitenit si dhe u la jashtë skaudrës nga trajneri Unai Emery.

Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi, Xhaka, shprehet se nuk e pranon dot këtë situatë dhe dëshiron të kthehet sa me shpejtë në dispozicion të Arsenalit për të zbritur në fushën e lojës.

Edhe pse gjasat janë që Xhaka të largohet në merkaton e janarit, në intervistë Graniti deklaroi se dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“E kam të qartë idenë se si duhet të vazhdojë situata, dhe Arsenali e di këtë. Ende kam një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur nëse rikthehem në klub. Kështu, mund të zgjidhim problemet. Do të ketë patjetër një zgjidhje, pasi nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”, u shpreh Xhaka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco