Kean e pranon: Kam bërë një gabim!

Kean e pranon: Kam bërë një gabim!

17:15, 21/11/2019

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean pranon se “bëri një gabim”  që u transferua në Angli,  por këmbëngul se është i gatshëm të ecë përpara dhe të luftojë për vendin e tij në Premier League.

Ish-futbollisti i Juventusit është lidhur me një transferim në Serie A pas një fillimi shumë të keq në Goodison Park.

Kean ishte titullar në ndeshjen që Italia zhvilloi ndaj Armenisë dhe këtë gjë po kërkon ta bëjë dhe tek Everton.

"Kam bërë një gabim," i tha Kean Corriere dello Sport. "Tani duhet ta ul kokën dhe të punoj më shumë.”

19 vjeçari pranon se ka kaluar një periudhë të vështirë, por këmbëngul se do t’ia dal dhe do të përshtatet me lojën në Premier League.

"Premier League është një kampionat shumë i ndryshëm nga Serie-A. Më duhet kohë për t’u përshtatur. Objektivi im për momentin është ta bind trajnerin dhe të kem një vend si titullar.

Mediat e lidhin Kean me një transferim tek Roma ose Milan, por vetë lojtari e mohon diçka të tillë.

"Nuk po mendoj për tregun e transferimeve, ka të tjerë që e bëjnë këtë. Unë shoh vetëm atë që ndodh tani, thjeshtë dua të stërvitem dhe të luaj.

 po shoh vetëm atë që ndodh tani, thjesht dua të stërvitem dhe të luaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco