Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tifozët grumbullohen para selisë së klubit, kërkojnë rikthimin e Maradonës

Tifozët grumbullohen para selisë së klubit, kërkojnë rikthimin e Maradonës

17:07, 21/11/2019

Dorëheqja e Diego Armando Maradonës nga drejtimi i Gimnasia La Platas ka lënë një shije shumë të hidhur te tifozët e skuadrës argjentinase, të cilët kërkojnë me çdo kusht rikthimin në stol të El Pibe D’Oro.

Tifozët ultras të Gimnasias janë grumbulluar para selisë së klubit dhe me pankarta në duar u kanë kërkuar drejtuesve rikthimin e legjendës së futbollit argjentinas në stolin e skuadrës së tyre.

Maradona dha dorëheqjen pak ditë më parë, pasi mësoi se presidenti Gabriel Pellegrino, i cili e solli në krye të Gimnasias, nuk do të rikandidojë për president.

Me Maradonën në pankinë, Gimanasia La Plata regjistroi 3 fitore në 8 ndeshje, duke iu larguar vendit të fundit në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco