Mourinho e nis me batuta: Nuk do bëj të njëjtat gabime, do të bëj gabime të reja

Mourinho e nis me batuta: Nuk do bëj të njëjtat gabime, do të bëj gabime të reja

16:59, 21/11/2019

Jose Mourinho, është tashmë trajneri i ri i Totenhemit dhe ditën e sotme, ka dalë në konferencë për shtyp teksa është prezantuar. Ai ka folur përse ka bërë këtë zgjedhje dhe ndjesinë e rikthimit në stol pas 11 muajsh mungese.

“Nuk do të bëj të njëjtat gabime. Unë do të bëj gabime të reja, tha fillimisht portugezi në formë batute.

Mourinho këmbëngul se ai është bërë një person më i fortë që pas shkarkimit nga Manchester United.

Zgjedhja? “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Klubi ka vështirësi, pasi ka ndryshuar trajnerin në mes të sezonit. Potenciali i kësaj skuadre, është i jashtëzakonshëm, ashtu si i lojtarëve që janë një nga arsyet pse e bëra këtë zgjedhje. Gjërat nuk ndryshohen në dy ditë. Nuk ka eksperiencë duke marrë drejtimin e një skuadre në mesin e sezonit. Më ka ndodhur vetëm me Porton”.

Lojtarët në skadencë kontrate? “Nuk kam pasur kohë të shikoj raste konkrete. Gjëja e parë e rëndësishme për mua është që lojtarët të jenë mirë për ndeshjen e radh dhe nëse duan të largohen në janar ose qershor, mund të nënshkruajnë një kontratë të re që do jetë për të mirën e të gjithëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco