Marash Kumbulla, objektivi i madh i Igli Tares për Lazion. Shifra e kartonit

Marash Kumbulla, objektivi i madh i Igli Tares për Lazion. Shifra e kartonit

16:41, 21/11/2019

Marash Kumbulla është vënë në orbitën e Lazios. Javën e kaluar, mediat italiane kontaktuan me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, i cili mohoi largimin e 19-vjeçarit gjatë merkatos së janarit, por nuk e hodhi poshtë mundësinë e katapultimit në një skuadër të madhe verën e ardhshme.

Janë të shumta skuadrat që kanë trokitur në klubin e drejtuar nga presidenti Setti, të gatshme për ta blerë futbollistin e Kombëtares shqiptare, madje menjëherë, për ta lënë në Verona në formë huazimi deri në fund të kampionatit.

Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, që ka avantazhin e të qenit bashkëkombës me Kumbullën.

Kartoni i djaloshit shqiptar vlerësohet shtrenjtë, nga 15 deri 20 milionë euro.

Lazio mund të shfrytëzojë edhe marrëdhëniet e mira që ka me Veronën (mjafton të kujtojmë marrëveshjen për Caceres).

Koha në dispozicion është relativisht e gjatë, por sa më shumë ajo kalon, konkurrenca për të blerë Marash Kumbullën bëhet edhe më e ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco