VIDEO/ Perandori Adriano i bashkohet festës së tifozëve të Flamengos

VIDEO/ Perandori Adriano i bashkohet festës së tifozëve të Flamengos

16:36, 21/11/2019

Pas plot 38 vitesh mungesë, Flamengo po kërkon të fitojë trofeun e Copa Libertadores.

Rreth 10 mijë tifozë të Flamengos kanë përcjellë ekipin drejt aeroportit të Rio de Zhaneiros pasi të shtunën në Lima të Perusë do të zhvillohet finalja e shumëpritur kundër River Plates.

Festës së klubit për këtë ditë të veçantë i është bashkuar dhe Adriano. Perandori njihet si një tifoz i zjarrtë i Flamengos dhe me anë të një video të shkurtër i ka uruar fat futbollistëve.

“Përshëndetje, djema. Unë jam këtu për t'ju uruar fat. Jemi mbledhur të gjithë dhe po brohorasim për ju. Familjet tona janë atje për t'ju uruar fat. Një puthje e madhe." tha idhulli i klubit.

Adriano është parë dhe në clubet e Rio-s duke festuar me miqtë për këtë ngjarje historike.

Finalja e programuar do të luhet të shtunën, ora 21:00, Flamengo përballë River Plate është edhe çështje nderi pasi është Brazil kundër Argjentinës.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco