Me ardhjen e Mourinhos te Tottenham, vendoset e ardhmja e Harry Kane

Me ardhjen e Mourinhos te Tottenham, vendoset e ardhmja e Harry Kane

16:23, 21/11/2019

Shtypi i shkruar në Angli dhe më konkretisht dy gazetat prestigjoze, “Daily Telegraph” dhe “Daily Express”, zbulojnë një prapaskenë interesante rreth firmës së Jose Mourinhos me Tottenham.

Përpara se të pranonte të bëhej trajneri i ri i gjelave të Londrës, “Special One” i ka kërkuar presidentit Daniel Levy të mbajë në skuadër sulmuesin Harry Kane dhe të refuzojë çdo ofertë që mund të vijë në merkaton e verës në drejtim të bomberit të kombëtares angleze.

Kane është në qendër të projektit të Mourinhos, i cili ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Spurs-at.

Edhe pse kërkohet nga Reali i Madridit, portugezi ka marrë premtimin se gjiganti i sulmit do të qëndrojë në skuadër edhe për vitet në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco